A do të bashkohet PD e ndarë? Bushati: Fillimisht është një proces qetësimi, vota me 30 prill do të tregojë rezultatin (VIDEO)

A do të bashkohet PD e ndarë? Bushati: Fillimisht është një proces qetësimi, vota me 30 prill do të tregojë rezultatin (VIDEO)

Çfarë po ndodh në selinë blu tashmë më rikthimin e Sali Berishës dhe grupit dhe se a do të bashkohen dy pjesët e ndara të PD-së?.

Këto janë pyetjet që për juristen dhe anëtaren e PD-së, Endira Bushati, kërkojnë fillimisht një proces qetësimi. Bushati tha në “MCN live”, se përgjigjet për këto pyetje fillimisht duhet ti nënshtrohen një procesi qetësimi, që më pas do të finalizohet me datën 30 prill, kur dhe PD do të mblidhet për të zgjedhur strukturat drejtuese, përmes votës që do ta përcaktojë rezultatin.

“Kemi parë që nga 6 marsi deri sot, që shumë persona të tjerë i janë bashkangjitur Komisionit të Rithemelimit, se sa do të ndryshojë, pra do të jetë një proces qetësimi, ka nevojë për një moment qetësimi edhe të gjakrave, edhe të mendjeve, sepse çështja se kush e përfaqëson sot PD është e mbyllur, do të jetë Kuvendi me 30 pril që do të prodhojë Këshillin Kombëtar, dhe sipas statutit do të jetë organizmi më i lartë i partisë.

E kuptoj që ka hamendësime mbi figura të ndryshme deputetësh, tanimë vota është parimi kryesor, dhe nga këtu askush nuk toleron, dhe  dyta në fund të ditës, ka pakicë, por ka edhe shumicë, ka një grup që mandatohet dhe e fito besimin e PD dhe e drejton atë.

Berisha ofron frymë për bashkim dhe këtë e thotë në çdo dalje, ndërkohë që për shumicën nga ne, mund të themi që ka figura të PD që e kanë çuar diskursin shumë larg për tu bashkuar, megjithatë ky është një proces i cili do të vendoset me votë.

Pra ishim në një proces shkërmoqjes, tani po mblidhemi, do të ketë struktura të reja të PD, pastaj vihet e punohet, pra çdo gjë ka kohën e vet, kemi përpara disa detyra thelbësore, që janë ngritja e strukturave, kështu që ka një rrugë për të përshkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy