Vullkani në Guatemala, Emergjencat dështuan në paralajmërimin e banorëve

Vullkani në Guatemala, Emergjencat dështuan në paralajmërimin e banorëve

Politikanët e opozitës në Guatemala duan shkarkimin e kreut të Agjensisë së Emergjencave, Conred.

Ata thonë se Conred dështoi në paralajmërimin e popullsisë për shpërthimin e vullkanit Fuego, shkruan BBC.

Një figurë opozitare, Mario Taracena, tha se qeveria duhet ta hetojë rastin si një 'neglizhencë kriminale'.

Nëntëdhjetë e nëntë njerëz dihen si të vdekur që nga e diela dhe mbi 200 të tjerë nuk dihet ku janë.

Fshatrat përreth u mbuluan nga hiri vullkanik dhe balta, pas shpërthimit të Fuegos.

Shpërthime të vogla pasuese, temperaturat e larta të shkëmbit dhe copat e baltës kanë vështirësuar shumë punën kërkimore të skuadrave të shpëtimit.

Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës dhe më shumë se 3 mijë vetë janë evakuar.

Në lidhje me operacionin e kërkimit nga 99 trupat e gjetura deri më tani, vetëm 25 janë identifikuar, raporton BBC.

"Ne tashmë kemi të dhëna me emra dhe vende ku ka persona të zhdukur dhe ky numër është 192", tha Sergio Cabañas, kreu i Conred.

Punëtori i shpëtimit ka larë fytyrën e tij, 6 qershor 2018

Ndërkohë, kërkimet po vazhdojnë, por ekziston frika se shiu i madh mund të shkaktojë rrëshqitje të reja toke të baltës vullkanike.

Ndërkohë vullkani vazhdon të jetë aktiv.

"Aktiviteti vazhdon dhe mundësia e flukseve të reja të llavës në orët ose ditët e ardhshme nuk mund të përjashtohet, kështu që rekomandohet të mos rrijë askush afër zonës së prekur", tha instituti kombëtar për sizmologji dhe vullkanologji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy