
Në Greqi pandemia e koronavirusit vijon të ketë një virulencë të lartë. Vetëm sot janë shënuar 1391 raste të reja nga të cilat dy prej tyre u zbuluan në pikat kufitare.
Që prej fillimit të pandemisë numri i të prekurve ka shkuar në 346,422, ndërsa aktualisht në intubim janë 811 persona.
Ndërkohë edhe numri i viktimave këtë të shtunë ka qenë mjaft i lartë. Sipas autoriteteve shëndetësore në Greqi janë shënuar 72 viktima, duke e çuar totalin në 10.453 vdekje.



