Deputetja demokrate Sorina Koti, përgjigjen e Bashkimit Europian për deputetët e Rithemelimit se po konsultohen për portin e Porto Romanos, nga ana e komisionerit Oliver Varlehy, e sheh si vlerësim shumë të madh nga Komisioni Europian.
Në një lidhje për studion e lajmeve në MCN Tv, ajo deklaroi se një qëndrim i tillë tregon seriozitetin e Bashkimit Europian, qoftë për çështjen e portit të Durrësit, por edhe shqetësimin e deputetëve të PD-së së Rithemelimit.
Letra ishte drejtuar me emrat e të gjithë deputetëve që bëjnë pjesë te Rithemelimi, se shpesh na është thënë se ndërkombëtarët nuk kanë marrëdhënie me pjesën e Rithemelimit.
Porti i Durrësit prek sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Nëse Kryeministri do vazhdonte me projektin arab tregon se arroganca e Kryeministrit dhe qeverisë së tij nuk kanë limite, por dalin kundër SHBA dhe BE.
Kanë arritur në një pikë ku gjithçka duket se e kontrollon Kryeministri me qeverinë e vetë. Jemi të kënaqur se ka qenë një reagim ndërkombëtar për një çështje kaq madhore sa porti i Durrësit.
Meqenëse e ka miratuar në parlament dhe shitjet kanë filluar pa nisur investimi, Kryeministri vazhdon me kokën e vetë.
Çështja është çuar nga PD në Gjykatën Kushtetuese, por numrat nuk i kemi të mjaftueshme për të rrëzuar aferat e Kryeministrit.
Meqenëse Porti i Durrësit nuk duhet konsideruar si çështje e durrsakëve, por kombëtare, çdo qytetarë duhet të reflektojë dhe reagojë dhe 14 maji është data kur Kryeministri duhet të marrë përgjigje për arrogancën e vetë.
Është ura lidhëse mes Perëndimit, Veriut dhe Lindjes dhe nuk lidhet vetëm me Durrësin.
Ndërsa për çështjen e arbitrazhit për mbylljen e televizionit Agon Channel ndaj Francesco Becchettit, ku Rama thotë se lufta mbetet e hapur, Koti shtoi se përveç arrogancës së Kryeministrit, e më shqetëson qetësia me të cilën Kryeministri e ka marrë këtë çështje, se e ka ditur që në krye të herës që çdo presion që i bëhet një biznesi mbetet e shkruar dhe është provë kundër tij.
Por nuk e ka menduar kurrë se do hapej një çështje gjyqësore dhe çdo gjë do i kthehej në bumerang.
Gjobën 110 milionë euro, Kryeministri do ta paguajë këtë gjobë nga buxheti i shtetit, por nuk ka detyrim që të paguajë qytetari një gjobë që është nominale nga Kryeministri, kryetari i bashkisë dhe sekretari i përgjithshëm.
Për Kryeministrin, zgjidhja më e mirë do ishte që ta paguanin qytetarët atë gjobë.
Patjetër duhet të ngrihet një padi dhe të ketë një lloj reagimi që këto para të mos paguhen nga buxheti i shtetit.
Lidhur me deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani kur tha se duhet pasur kujdes sa i takon emrave të kompanive të inceneratorëve se mund të na çojnë në arbitrazh, Koti pohoi dhe se kur një deklaratë e tillë vjen nga një titullar, merret si provë.
Kushdo që i përmendet emri ka të drejtë që të hapë një gjyq.
Këto çështje që janë në limitet e kohës duhet të marrin zgjidhje sa më shpejtë se rëndojnë në xhepat e qytetarëve, se nëse zvarriten çështjet, dosja nxjerr dosjen dhe ne kemi eksperienca ku dosje të mëdha vazhdojnë të zvarriten dyerve të gjykatave.



