
Në Shqipëri, seanca paraprake për rastin e koncensionit të sterilizimit, vendosi sot kalimin për gjykim të kësaj çështjeje, në qendër të së cilës është ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si dhe ish zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj.
Në fund të vitit gjykata e ndryshoi atë në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, përfshirë dhe Rrapajn e Rrjepajn.
Këtë akuzë, gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN e konsideron këtë akuzë të parën për një politikan shqiptar.
Ishte një shpërthim i Beqaj në gjykatë sot sepse për herë të parë një politikan shqiptar shkon në akuzë zyrtare për gjykim ne themel, me akuzën e grupit te strukturuar kriminal.
Pra, pranohet nga drejtësia shqiptarë, që në qeverinë Rama 1, një nga ish-ministrat më të besuar i Edi Ramës, është akuzuar nga drejtësia dhe do të përballet me drejtësinë si arkitekt i krijimit dhe drejtimit të një grupi të strukturat kriminal.
Se sa kjo akuzë do të qëndroj kjo mbete për tu parë por është akuzë e rëndë që dëmton jo vetëm z. Beqaj por edhe qeverinë e z.Rama.



