
Gazetari Mustafa Nano ka qenë i ftuar pasditen e sotme në studion e lajmeve në MCN TV për të folur rreth zhvillimeve të fundit politike. Nano tha që palët duhet të zgjedhin si president më të mirin në treg. Analisti shtoi se sheh që po kërkojnë një kandidaturë që të përmbushë pritshmëritë e publikut dhe detyrimet Kushtetuese.
Zgjedhja e presidentit është procedurë parlamentare. Në parlament shumica e deputetëve të PD janë me Albeajn. Do ishte mirë të ftoheshin e deputetët e tjerë. Por as ata s’kanë dëshirë. Berisha ka paragjykuar, Berisha e ka refuzuar. Edhe nëse e injorojnë, ai po pëson atë që të tjerët kanë pësuar për shkak të tij. Për mua është e rëndësishme të zgjidhet një njeri që e meriton. Lexoj një klimë të mirë që duket se po kërkojnë kandidatura të kushtetutës por të përmbushë nevojat e publikut, përderisa është një proces palët duhet të kërkojnë më të mirin në treg.
Nano tha se po pret me kërshëri vendimin e Gjykatës përsa i përket zhvillimeve në PD dhe tha se nëse Gjykata vendos pro Alibeajt mbështetësit e Berishës do të demoralizohen.
Janë 1/3 e partisë. Mbështetja amerikane për grupin tjetër të PD-së do të vijojë të tjetë. Nëse Gjykata vendos kundër Berishës nuk ndryshon gjë de facto, por është vendim Gjykate, ajo nuk vendos çfarë sheh në TV, sheh disa letra. Gjykata ka letra të caktuara. Nuk do çuditesha nëse merrnin veprim pro Alibeajt. Berisha penalizohet se ndjekësit e tij do të demoralizohen.
Ndërkohë përsa i përket sekuestrimit të pasurive të deputetit të PD, Kasem Mahmutaj nano tha se nuk sheh prapavijë politike.
Vë re që sa herë goditen socialistet nuk janë kërkua prapavija dhe nuk janë bërë insinuta. Është goditur një njeri i rëndësishëm dhe kërkojmë prapavijë. Imagjino të goditet një njeri i rëndësishëm. Nuk jam i prirur për të kërkuar prapavija. Ta lëmë gjykatën e prokurorin të vendosë.
I ndalur te bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Nano tha se Kurti nuk duhet të bëje deklarata negative nga Vuçiçit sepse kjo gjë komplikon bisedimet.
Gjermani është lokomotiva e Evropës. Merkel kishte demonstruar një lidership të fortë, tani është për të pritur. Kurti nuk i përlqej një gjë, është i përndjekur nga idea e Ballkanit të Hapur. Kurti tha se proceset alternative nuk janë të mira. I ka mbetur si kunj në kokë. Kurti lëshon deklarata kritike ndaj Vuçiçit, duhet të heqë dorë pasi e bëjnë takimin më të vështirë. I pëlqej faktin që insiston tek disa idetë të veta. E shoh në mbrojtje të interesave të Kosovës. Procesi do të jetë i vështirë dhe nuk varet nga Berlini. Shoqëria serbe nuk është gati të njohë Kosovën. Të ishte për Vuçiçin E kishte bërë. 80% e tyre mbështetin Rusinë. Vuçiç peng i shoqërisë serbe.
Unë nuk shoh arsye pse e vonojnë dhe refuzojnë. Kosova vendi më i vogël i Evropës. Evroppa hapet për 2 mln banorë. Nuk e legjitimoj dot frikën e Evropës. Ndoshta mund të kenë probleme teknike, por janë disa vende që nuk e duan sojin e shqiptarëve atje. Ky është një shans i mirë. Ukraina ka shërbyer si katalizator i mirë proceses në Evropë. Ndosha mund të mobilizohen e të mbyllin një sy.



