“Miss Mama 2026"/ Fitueset rrëfejnë emocionet dhe mesazhin për gratë që të ndjekin ëndrrat pavarësisht moshës

“Miss Mama 2026"/ Fitueset rrëfejnë emocionet dhe mesazhin për gratë që të ndjekin ëndrrat pavarësisht moshës

“Miss Mama” është eventi që organizohet për herë të katërt në Elbasan dhe që bashkon gra të moshave të ndryshme për të konkurruar për bukurinë dhe elegancën që, sipas organizatorëve, nuk ka moshë.

 

Fitueset e edicionit të këtij viti, të organizuar me rastin e 8 Marsit, ishin të ftuara në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku ndanë emocionet e pjesëmarrjes dhe mesazhin se thyerja e tabuve është e mundur në çdo moshë.

 

Në këtë edicion, titullin “Miss Mama 2026” e fitoi 53-vjeçarja Afërdita Alësani. Ndërsa 63-vjeçarja Luljeta Nezaj u shpall “Miss Shine”, dhe 56-vjeçarja Ikbale Rama fitoi titullin “Miss Smile”.

Eventi organizohet nga Xhilda Toska, e cila prej katër vitesh sjell këtë aktivitet në Elbasan, duke krijuar një hapësirë ku gratë mund të shprehin elegancën, energjinë dhe personalitetin e tyre.

 

Afërdita Alësani, fituesja e “Miss Mama 2026”, tregoi se kishte kohë që dëshironte të merrte pjesë në këtë event.


Ishin emocione të papërshkrueshme. Unë vij nga Struga dhe pasi pashë eventin e vitit të kaluar mendova: pse të mos marr pjesë edhe unë? E mbajta brenda këtë dëshirë dhe vendosa të aplikoj. 

Modën e kam pasur gjithmonë pasion. 

Familja më ka mbështetur shumë në këtë vendim.
Kur ua thashë vajzave të mia që do të merrja pjesë, u gëzuan shumë dhe më dhanë mbështetje të madhe. 

 

Luljeta Nezaj, fituese e titullit “Miss Shine”, tregoi se kjo është hera e dytë që merr pjesë në këtë event.


Udhëtimi ynë zgjati tre ditë. Xhilda na organizoi aktivitete të shumta dhe ishte një eksperiencë shumë e bukur. Madje vizituam edhe Selanikun në Greqi, ku kaluam momente të paharrueshme. 

Aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishme për gratë e kësaj moshe.
Tani kemi më shumë kohë për aktivitete. Unë kam dy djem dhe dy mbesa dhe kaloj shumë kohë me ta, por edhe aktivitete të tilla janë të rëndësishme për ne. 

Familja ime më ka mbështetur shumë dhe mund të marrë pjesë sërish në të ardhmen.

 

Ndërsa Ikbale Rama, fituese e titullit “Miss Smile”, tregoi se vendimi për të marrë pjesë erdhi vetëm pak ditë para eventit.

Për mua ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Dy ditë para u binda të marr pjesë, sepse edhe puna më zinte shumë kohë. Por në fund vendosa: do shkoj dhe do ta provoj. 

Emocionet në skenë ishin shumë të forta, por përvoja ia vlejti.
Familja ime u befasua kur më panë në televizion. Djali më tha: ‘atë që nuk e realizove kur ishe e re, e realizove tani dhe të lumtë për këtë’.

Mesazhi kryesor i këtij eventi është që gratë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre.
Ne duam t’u themi grave që, nëse kanë pasur një ëndërr që nuk e kanë realizuar kur ishin të reja, ta bëjnë tani. Kurrë nuk është vonë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy