
Marina Ovsyannikova, gazetarja që bëri xhiron e mediave ndërkombëtare për protestën e saj të drejtpërdrejtë kundër luftës në televizionin shtetëror rus, i ka shpëtuar akuzave penale.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax thotë se një gjykatë në Moskë e ka regjistruar çështjen e saj sipas kodit të kundërvajtjeve administrative, në vend të akuzave penale. Gazetarja do të përballet me një gjobë deri në 50,000 rubla që do të thotë rreth 500 dollarë, për arsyen se ka diskredituar forcat e armatosura të Rusisë.
Më 14 mars, Ovsyannikova, një gazetare në televizionin Channel One i cili është i kontrolluar nga shteti rus, doli me vrap pas spikerit të lajmeve të mbrëmjes duke mbajtur një pankartë që thoshte: Jo luftë, ndalo luftën, mos i beso propagandës, ata po të gënjejnë këtu.
Disa avokatë dhe aktivistë kishin frikë se ajo do të përballej me ndjekjen penale dhe mund të dënohej për "lajme të rreme" për ushtrinë deri në 15 vjet bug.
Duke folur për gazetën e pavarur Meduza, Ovsyannikova tha: Më vjen mirë që ky nuk është një artikull kriminal. Kështu që unë mund të vazhdoj të luftoj për të vërtetën.



