Kenia, 39 të vdekur nga protestat

Kenia, 39 të vdekur nga protestat

Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut në Kenia publikon bilancin e protestave të fundit me 39 të vdekur, 361 të plagosur dhe mbi 600 arrestime.

Sipas këtij komisioni dhuna e ushtruar është e paprecedentë ndërsa presidenti i vendit është tërhequr nga propozimet e buxhetit të ri.

Shifrat mund të jenë edhe më të rënda për duke qenë se 32 qytetarë rezultojnë të zhdukur, sipas hetimeve të këtij komisioni të kategorizuara si “zhdukje të detyruara apo të pavullnetshme”.

Drupal Ad

Autoritetet kanë lajmëruar zyrtarisht edhe për arrestimin e 627 protestuesve.

Ky raport vjen në prag të një mobilizimi të ri të paralajmëruar kundër qeverisë së presidentit William Ruto.

Qytetarët kenianë kanë dalë në rrugë prej disa ditësh kundër një projektligji të ri tatimor dhe disa ndryshimeve buxhetore që nisi fillimisht me mobilizimin e të rinjve në mesin e qershorit në mediat sociale dhe më pas përfshiu të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy