Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës nga aferat më të mëdha, përfshihet Rama, Veliaj dhe ministrat

Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës nga aferat më të mëdha, përfshihet Rama, Veliaj dhe ministrat

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi theksoi mbrëmjen e sotme nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV se çështja e inceneratorëve nuk është më çështje e ish-ministrit Lefter Koka. Siç u shpreh ajo Koka “ka hapur vetëm kapakun e pusetës”. Sipas Kryemadhit inceneratori i Tiranës është nga aferat më të mëdha dhe në të përfshihet kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministra të qeverisë.

“Çështja e inceneratorëve nuk është më çështje e Kokës. Të gjithë ne vazhdojmë dhe nxjerrim materiale të tjera që nxjerrin një grup të strukturuar kriminal Koka ka hapur vetëm kapakun e pusetës. Koka është kërkuesi, por zbatuesit kush janë. E gjithë afera e Kokës është 1 e 10-ta e skemës së inceneratorëve. Unë kam nxjerrë dje firmosjen e lejes së ndërtimit në Elbasan. Rama ka qenë ai që nuk ka firmosur asnjë leje ndërtimi, ato i ka firmosur Niko Peleshi. Dora e tij ka firmosur për inceneratorin e Fierit dhe në 2019-ën ka firmosur atë më të rëndësishmen në Tiranë. E gjithë skema nuk ka të bëjë me skemën e grabitjes së 330 milionë eurove por grupin kriminal në të cili përfshihet kryeministri, kryetari i bashkisë, ministrat, sekretari i përgjithshëm, komisioni i vlerësimit dhe me radhë të gjitha institucionet. Është një nga gjërat më të tmerrshme. Çështja e inceneratorit të Tiranës është nga aferat më të mëdha, që është firmosur nga bashkia që do ti paguar 490 milionë euro vetëm në vitin e parë. Lejen për ndërtimit Rama e ka dhënë në maj të 2019-ës duke i dhënë mbi 6 milionë euro për një ndërtim pa leje. Nuk është e justifikuar dhe e ka dhënë dhe me kusht. Veliaj ka dhënë 400 e ca milionë euro për 30 vjet koncensionarit. Ai më të paktën do kishte dorëheqjen. Veliaj në kundërshtim me ligjin ka marrë kompetencat e këshillit bashkiak dhe kjo vjen nga ministria e financave që i ka kërkuar ministrit Koka që të marrë vendimin e Qarkut të Tiranës. Koka është një personazh që është përdorur”, tha Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy