11 vite pa takuar familjen, Amarildo rrëfen ardhjen surprizë dhe takimin me motrën e nënën

11 vite pa takuar familjen, Amarildo rrëfen ardhjen surprizë dhe takimin me motrën e nënën

Pas 11 vitesh larg familjes, një emigrant shqiptar ka surprizuar të afërmit e tij me një rikthim të papritur në atdhe, duke dhuruar emocione të forta dhe lot gëzimi. Historia e Amarildo Hoxhës është bërë virale në rrjetet sociale, ku momenti i takimit me nënën dhe familjen ka prekur zemrat e mijëra ndjekësve.

 

Amarildo prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë. Ai ka emigruar fillimisht në Greqi, ku ka jetuar për një dekadë, ndërsa aktualisht jeton në Angli, ku ka ndërtuar jetën dhe biznesin e tij në fushën e hidraulikës. Por ndarja e gjatë nga familja ka qenë një sakrificë e madhe për të.

 

11 vjet pa takuar isha në emigrim dhe prisja të merrja letrat, por më në fund erdhi dita. Ka qenë një moment i vështirë duke qëndruar 11 vjet larg familjes. Më ka munguar shumë familja duke qenë dhe shumë i lidhur me të. 

 

Takimi me mamin ka qenë surprizë sepse vetëm motrës i kam treguar që më priti në aeroport. Kisha dy muaj që kisha marrë letrat dhe s’ia kisha thënë askujt. Bashkëshorten dhe vajzën nuk i njihnin fare, i takonin për herë të parë. 

 

Me mamin kam qenë gjithmonë shumë i lidhur, por mezi po prisja t’i takoja të gjithë. 11 vite është shumë e vështirë, edhe pse kam emigruar që 15 vite, ku 10 vite kam jetuar në Greqi. Tani jetoj në Angli dhe kam kompaninë time për hidraulikë”, rrëfen Amarildo Hoxha.

 

Momenti më prekës ishte takimi me nënën, e cila nuk kishte asnjë dijeni për ardhjen e të birit. Emocionet kulmuan në aeroport, aty ku lotët dhe përqafimet e gjata treguan mallin e grumbulluar ndër vite.

 

Edhe motra e tij, Edra Hoxha, ka ndarë emocionet e atij çasti të paharrueshëm.

 

Kam shkuar në aeroport dhe pashë vëllain kur u hap dera dhe ka qenë një moment plot emocione. Jemi rritur bashkë dhe të gjitha gjërat e bukura dhe të hidhura i kemi kaluar të dy bashkë dhe jemi shumë të lidhur. 

 

Vëllai është rritur te nëna dhe me dajat kemi një marrëdhënie si motra e vëllezër. Vëllai na ka munguar më tepër në gëzimet familjare”, tha Edra Hoxha.

 

Historia e tyre është një dëshmi e fortë e sakrificave që bëjnë emigrantët shqiptarë ndër vite, larg familjes, me shpresën për një jetë më të mirë. Pas shumë vitesh ndarje, rikthimi i Amarildos u kthye në një festë emocionesh, duke treguar se lidhjet familjare mbeten të pathyeshme, pavarësisht distancës dhe kohës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy