Nga përplasja me policinë te shpërthimet me shok-bombë/ Demiri: Çfarë ndodhi sot pranë Jarinjës (VIDEO)

Nga përplasja me policinë te shpërthimet me shok-bombë/ Demiri: Çfarë ndodhi sot pranë Jarinjës (VIDEO)

Gazetari Drin Demiri foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi protestën e organizuar sot nga serbët në afërsi të Jarinjës, ku u shënuan përplasje me policinë serbe, si dhe shpërthime shok-bombë.

Demiri shton se protestuesit serbë tentuan të kalonin pikën kufitare, dogjën flamuj dhe shpalosën pankarta. Sipas raportimeve të fundit të mediave serbe duket se protesta ka përfunduar.

Sot krejt vëmendja është nga pjesa e Jarninjës. Aty ku kanë provuar ta kalojnë këtë pikë kufitare serbët që kanë kaluar nga Mali i Zi dhe Bosnja, për të kundërshtuar situatën e ditës së fundit. Por s’janë lejuar të kalojnë pikën kufitare nga policia serbe. Thirrjet i kanë bërë nga afërsia e pikës kufitare, ku kanë djegur flamuj dhe kanë shpalosur pankarta. Deri në këto momente s’janë lejuar të kalojnë pikën kufitare. Në një moment kemi pasur përplasje mes tyre dhe policëve të policisë kufitare serbe. KFOR-i ka thënë që s’ka siguri për të raportuar. Kështu që kemi vetëm inserte që i kemi marrë nga mediat serbe. Në një moment kemi pasur një shpërthim me shok-bombë nga persona të maskuar. Kemi barrikada që qëndrojnë në Mitrovicë dhe Zubin Potok. Pas orës 12:00 kanë nisur të mblidhen protestuesit dhe në 13:00 ka nisur protesta. E kemi të pamundur qasjen në pikën kufitare. Por si duket protesta është mbyllur, si organizim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy