Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një qytet të Sirisë i cili gjendet afër kufirit me Turqinë
Sipas raportimeve të mediave të huaja të paktën 43 persona janë vrarë nga shpërthimi me makinë bombë në qytetin e mbajtur ende nga rebelët sirianë Azazit.
Shpërthimi ndodhi jashtë një gjykate të qyteti I cili ndodhet vetëm 7 kilometra larg kufirit turk, njofton BBC.
Azazit ka qenë kohët e fundit në shënjestër nga grupi terrorist i ashtuquajturi Shteti Islamik.
Shpërthimi i fundit vjen midis një armëpushimi mbarëkombëtar – ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.
Asnjë grup terrorist nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, ndërkohë besohet se mbi 60 persona u plagosën nga shpërthimi.
Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe ka shkatuar panik te banorët.



