“Global chef challenge”, shefat e kuzhinës shqiptare kthehen në Shqipëri me medaljen e bronztë

“Global chef challenge”, shefat e kuzhinës shqiptare kthehen në Shqipëri me medaljen e bronztë

Tedi Çopja, shef kuzhine i ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për eksperiencën në konkursin global ku u kthyen në Shqipëri me medaljen e bronztë.

Ai tha se vendi ynë përfaqësohej nga 7 shefa kuzhine teksa e cilëson atë si një eksperiencë të bukur dhe unike.

Sipas tij ky ishte një konkurs me nivel shumë të lartë, teksa mendon se është mirë që Shqipëria të përfaqësohet sa më shumë në evente të tilla.

Ky ishte një kompeticion botëror ku dy nga shtetet përfaqësoheshin nga Evropa, nuk u kualifikuam për shumë arsye, por prezenca atje ishte e madhe, si dhe kthimi në vend me medaljen e bronztë.

Pjatat tona ishin 7 në total dhe ato variojnë sipas recetave që të jep juria nuk është se e vendos vetë.

Pavarësisht se nuk arrihet të përfundohen të gjitha në kohë, por vlerësohet me pikë gjithçka, 50 pikë shija dhe 50 të tjerat komponentët e tjera.

Çalimi ynë nuk ishte te shija, sepse aty morëm vlerësimin e lartë, por te përgatitja, mënyra e përgatitjes së gjerave, duhet të ishte shumë precize.

Atje janë njohuritë shumë të larta të kuzhinës dhe niveli ishte shumë i lartë dhe dua të them se kushdo që shkon atje duhet të ketë njohuritë bazë për një konkurim të tillë.

Ishte një eksperiencë shumë e bukur sepse atje mëson shumë gjëra. Ky ishte një konkurs me nivel shumë të lartë, më të mirët ishin norvegjezët.

Për mua pasioni dhe teknikat janë thelbësore. Mendoj se është mirë që Shqipëria të përfaqësohet sa më shumë në evente të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy