
Banorët e fshatit Kurdari me Klos kanë hyrë me forcë brenda në bashki, duke protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit te cilin e konsiderojnë si një kërcënim për jetën e tyre. Ata janë shprehur se uji është elementi jetik për mbijetesën e fshatit, pasi bujqësia dhe frutokultura janë burimet e vetme të të ardhurave për ta. Disa prej banorëve janë futur në zyrat e Bashkisë dhe kanë krijuar përplasje me forcat e policisë.
Denisa Vata, deputete e zgjedhur e PD-së tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se banorët e këtij fshati pretendojnë se nuk është bërë dëgjesë publike siç duhet.
Banorët e Kudarisë kanë disa ditë që kanë nisur protestë kundër hecit që po ndërton firma Doma në Bashkinë e Klosit. Banorët pretendojnë se nuk është bërë një dëgjesë publike siç duhet, ndërsa bashkia thotë se është bërë një dëgjesë në 2018 ndërkohë që aty s’ kanë qenë as 19 banorë ndërkohë që fshati ka 1 mijë banorë. Në 2018 banorët kanë firmosur që janë prezent, por jo që janë dakord me ndërtimin e hecit.
Aty nuk është bërë kuorumi i mjaftueshëm se duhet të jetë 30% e popullsisë.
Në 2020 është bërë një dëgjesë tjetër dhe 2022 ku banorët kanë firmosur një peticion prej 700 firmash që nuk janë dakord. Sot banorët kanë kërkuar një takim me kryetaren e bashkisë së Klosit. Pas një debati të gjatë, banorët hynë brenda dhe kryetarja vendosi të jetë pjesë e takimit. U zhvillua një takim ata pretendojnë se kanë anuluar punimet e hecit. Kryetarja deklaron se punonjësit e Inspektoratit vendor kanë dhënë dorëheqjen dhe i janë drejtuar IKMT Dibër. Janë pezulluar punimet për momentin pasi dhe ajo thotë që kanë kërkuar të kenë në dispozicion dokumentet përkatëse. Si mundet që bashkia, që firma të paguajë taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe kryetarja të mos dijë çfarë dokumentesh ka paraqitur. firma
Banorët nuk duan që ky hec të ndërtohet, pasi Kudaria cilësohet si hambari i bujqësisë së Matit. Në këtë fshat ka dhe financime nga IPARD dhe fondacione të tjerë. Sipas pretendimit të banorëve nëse u merret uji me çfarë do të vaditen vreshtat, me çfarë do të priten turistët.



