Flet për herë të parë modelja italiane që i hodhi i dashuri acid në fytyrë (FOTO)

Flet për herë të parë modelja italiane që i hodhi i dashuri acid në fytyrë (FOTO)

Pasi i dashuri i saj i hodhi acid në fytyrë, ka folur për herë të parë për gjendjen e saj modelja italiane, Gessica Notaro.

Ajo qëndroi e shtruar në spital për dy muaj që të trajtonte plagët e rënda dhe ka vendosur një maskë në fytyrë ku duhet të presë një vit për tu shëruar që të bëjë ndërhyrje kirurgjikale.

Në një rëfim të sajin për tabloidin britanik "Dailymail", ajo thotë se fytyrai është shkatëruar kompletë. 

“Fytyra ime është shkatërruar, po tiparet janë akoma. Kam bërë dy muaj burg dhe nuk mund të bëj jetën e mëparshme. Nuk mund të dal në diell dhe jam e bllokuar nga kjo maskë dhe fytyra ime më dhemb gjithë kohën. Kam shpenzuar të gjitha paratë për mjekime dhe nuk mund ta bëj përsëri punën time sepse s’mund të prek ujë”, ka thënë ajo për "Dailymail".

Ndërkohë, ish i dashuri i saj, Jorge Tavares, i cili e mohon se ka bërë një gjë të tillë ndodhet në burg në pritje të gjykimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy