Xhafaj viziton autostradën që u përmbyt: Ja si do veprohet me mjetet e dëmtuara (VIDEO)

Xhafaj viziton autostradën që u përmbyt: Ja si do veprohet me mjetet e dëmtuara (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vizitoi sot zonën e përmbytur të Kasharit në autostradën Tiranë–Durrës. Xhafaj kërkoi një vlerësim të dëmit dhe theksoi se gjëja më me rëndësi është se u shmang humbja e jetëve njerëzore. Xhafaj u pyet edhe në lidhje me rrugën që do të ndiqet për heqjen e mjeteve të bllokuara në rrugë. Ai theksoi se e gjithë policia është në gatishmëri për çdo rast.  

Z.Xhafaj, cilat janë masat që keni marrë për të përballuar këtë situatë?
Siç e shikoni dhe ju, policët i kemi të gjithë në dispozicion. Mund të them një fakt që e gjithë policia është në situatë të jashtëzakonshme. Që nga mbrëmja e djeshme e gjithë Policia është në krye të detyrës.

Ka pika të nxehta z.Xhafaj aktualisht? 
Akset kryesore. Ju i keni ndjekur. Me këtë rast, kjo është shumë e rëndësishme, dua t’ju falënderoj edhe për të gjithë këtë sakrificë që keni bërë ju, sepse është shumë e rëndësishme në radhë të parë për qytetarët edhe për të krijuar ata situatën edhe për t’u përshtatur me këtë situatë, e për të ndjekur rregullat përkatëse. E dyta, është një ndihmë shumë e madhe dhe për ne që e menaxhojmë këtë situatë.

Përsa i përket makinave të dëmtuara do merrni përsipër kostot?

Ne, siç e shihni kemi vënë në dispozicion karoatrecët, ato mundësi që kemi, që t’i lëvizim. Kemi biseduar dhe me Drejtorin dhe shefin e qarkullimit që së pari njëherë të jemi shumë të kujdesshëm, që të paktën ato që i ka dëmtuar natyra, mos të dëmtohen nga faktorë të tjerë të jashtëm dhe të jenë në prezencë vetë drejtuesit e mjeteve mundësisht. Dhe nëse edhe kur nuk janë në prezencë, të ketë mundësi policia nëpërmjet karoatrecëve t’i sistemojë diku, për të vazhduar pastaj...
Dhe dy gjëra, që mjeti të ruhet aq sa mund të ruhen në këtë situatë dhe, e dyta, që është shumë e rëndësishme, të normalizohet situata.

Z.Xhafaj, kur do të jetë e hapur kjo rrugë, sepse është aksi kryesor i shqiptarëve?
Sapo të lirohet nga mjetet. S’mund ta them unë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy