Meta kujton 2 Marsin: Populli s'ka ikur nga Bulevardi, largohet kur të miratohet ligji për referendumet

Meta kujton 2 Marsin: Populli s'ka ikur nga Bulevardi, largohet kur të miratohet ligji për referendumet

Presidenti Ilir Meta kujton 1-vjetorin e akodrimit të “Luanit të Artë” të Venecias, ku shprehet se do të riangazhohet që në Parlamentin e ardhshëm të miratohet Ligjin për Referendumet.

President Ilir Meta ka kërkuar që së bashku me parlamentin e ardhshëm të miratohet ligji për referendumet.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se populli duhet të flasë me zërin dhe votën e tij.

Meta ka kujtuar protesën e 2 marsit dhe shkruan se populli nuk është larguar nga bulevardi, por do largohet kur të miratohet ligji për referendumet.

Postimi i plotë:

Duke kujtuar 1-vjetorin e "Luanit të Artë" të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!

PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:

1. - Deputetët 100% nga Populli.

2. - President i Republikës nga Populli.

3. - Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.

POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.

POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy