Hetuesit e Departamentit Amerikan të Drejtësisë kanë gjetur gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara gjatë një kontrolli 13 orësh në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware.
Kështu bën me dije avokati i Presidentit Biden.
Disa dokumente të sekuestruara në pronën e Wilmington ishin nga koha kur Biden ishte senator dhe të tjera kur ishte zëvendës/President.
Avokati Bob Bauer tha për mediat u morën gjithashtu dhe shënimet e shkruara personalisht me dorë dhe materialet përreth.
Kujtojmë që ish-presidenti Donald Trump po përballet me një hetim penal për keqpërdorimin e dosjeve të klasifikuara.



