
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, mëngjesin e sotëm ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shqipëri.
Menjëherë pas takimit me kryeministrin Rama, presidentja e KE-së, u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është brenda Bashkimit Evropian.
Sipas saj, me përparimin që Shqipëria ka bërë me reformën në drejtësi, i ka plotësuar detyrat e saj.
“Shumë e gëzuar që ta filloj vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri.Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Evropian i qëndron fort këtij angazhimi. Shqipëria ka realizuar qartë progres në reformat në drejtësi. Tani i takon BE-së të veprojë”, shprehet Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen" shkruan ajo.
09:37h- Von Der Leyen pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga Rama

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni shtetërore në pallatin e Brigadave.
Presidentja e KE-së, u takua dhe me anëtarët e kabinetit qeveritar të cilët ishin në pritje të saj.
Von der Leyen përshëndeti Ramën me dorë në zemër, për shkak të masave anti-Covid.



