Gati për marrëveshje me Kosovën /Vuçiç: Nuk e fus kokën në rërë siç kanë bërë të tjerët

Gati për marrëveshje me Kosovën /Vuçiç: Nuk e fus kokën në rërë siç kanë bërë të tjerët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është rikthyer edhe njëherë të flasë për bisedimet me Kosovën, për një marrëveshje mes dy vendeve.

Kreu i shtetit serb ka thënë, se nuk do ta “fusë kokën në rërë siç kanë bërë tjerët” kur është fjala për Kosovën. 

Ai ka shtuar se është i gatshëm për kompromis, por ka porositur se nëse dikush mendon që Serbia do t’i jap të gjitha dhe të mbetet pa asgjë, gabohet keq, raporton b92.

Në fund do të jenë qytetarët e Serbisë që do të japin verdiktin për këtë çështje. A dëshiroj unë si president të sillem si të tjerët të fusë kokën në rërë dhe të them, nuk ka problem do të presim edhe 200 vite derisa fëmijët dhe nipat tuaj të kalojnë nëpër probleme të njëjta që kemi kaluar edhe ne, baballarët dhe gjyshërit tanë, apo jeni të gatshëm të bëni siç do të jetë kompromisi për serbët dhe shqiptarët?”, ka shtuar Vuçiq. 

Këto komente presidenti serb i bëri kur gazetarët e pyetën se çfarë po ndodh me dialogun e brendshëm për Kosovën, dhe për çfarë kompromisi është Serbia e gatshme të bëjë për një zgjidhje afatgjate.

"Kjo nuk është shumë e rëndësishme", por është e rëndësishme është nëse ne mund të arrijmë një kompromis, duke bërë më të mirën dhe në qoftë se ne nuk do të kemi sukses, kjo do të thotë një tjetër dështim, një tjetër kohë humbur dhe një brez i cili do të kalojnë kohën e tyre kot", tha Vuçiç pas takimit me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz.

Megjithatë, tha ai, "është e nevojshme "që partnerët tanë shqiptar të mendojnë në mënyrë të tillë për të arritur një kompromis". 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy