Identifikohen grabitësit e bankës në Vlorë, njëri prej tyre u la i lirë nga Gjykata

Identifikohen grabitësit e bankës në Vlorë, njëri prej tyre u la i lirë nga Gjykata

Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të grabitjes së bankës në Vlorë, ndërsa tjetri është identifikuar tashmë dhe po gjurmohet nga blutë. Grabitësit janë të njohur për policinë pasi janë persona me precedentë penal të shumtë.

 

Kostandinos Shakaj, personi që u arrestua nga efektivët e policisë gjatë ditës së enjte, më 10 dhjetor të vitit 2012 ka qenë i shpallur në kërkim për veprat penale“Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërsa me datë 17 korrik 2013, ishte shpallur në kërkim për “vjedhje me dhunë, kryer në bashkepunim”. Kjo e fundit ka ndodhur në Athinë, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit ka vjedhur automjetin e një shqiptari tjetër, veper penale për të cilën Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”.

 

Por CV-ja kriminale e Shakaj nuk mbaron këtu. Me datë 14 shkurt 2014, Shakaj është akuzuar për “vrasje të mbetur në tentativë” të një punonjësi policie në shtetin grek si dhe për “vjedhje me armë”. Në periudhën  mes 24 shkurtit dhe 30 tetorit të vitit 2015, ky person ka vuajtur dënimin me 8 muaj burg për “dhunë në familje” (dhunë fizike ndaj bashkëshortes).

 

Nga ana tjetër personi i shpallur në kërkim si bashkëpuntor në grabitjen e bankës në qendër të Vlorës, me inicialet G.GJ., me 7 mars të vitit 2012, kërkohej nga policia dhe më pas është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “shkatërrim prone me zjarr” (për djegien e disa materialeve të një lokali në Radhimë). Gjithashtu GJ.GJ. me 23 janar të këtij viti është arrestuar në flagrancë për “kundërshtimin e punonjësit të policisë” por është dënuar me kusht me vetëm 18-muaj. Disa muaj më vonë nga marrja e masës të lirimit me kush nga Gjykata, Gj.Gj. godet në qendër të vlorës, me maskë dhe me armë. 

 

Për më shumëArrestohet autori që vodhi Bankën Kombëtare Tregtare në Vlorë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy