Brexit/ May i mbijeton mocionit të mosbesimit në partinë e saj

Brexit/ May i mbijeton mocionit të mosbesimit në partinë e saj

Kryeministrja britanike, Theresa May, i shpëton rebelimit të brendshëm në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it.

May i mbijetoi një mocioni mosbesimi në partinë e saj. Ajo mori 200 vota të konservatorëve, ndërsa 117 të tjerë votuan kundër.

Në këtë mënyrë, May vijon të drejtojë partinë me vetëm një votë më shumë se 199 të tilla që mori në vitin 2016, pas dorëheqjes së kryeministrit David Cameron, e cila erdhi pasi britanikët vendosën me referendum të shkëputen nga BE-ja.

May u përball me kundërshtinë e lidershipit të partisë së saj, të cilët kërkuan mocion mosbesimi në kulmin e përpjekjeve të saj për marrëveshjen e Brexit-it.

Votimi në Parlament i marrëveshjes së arritur me Brukselin është shtyrë për në janar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy