Axerbajxhani ka njoftuar se ka nisur operacionet anti-terroriste duke synuar forcat armene në Nagorno-Karabakh.
“Në rajon kanë filluar operacionet anti-terroriste”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.
Sipas forcave separatiste, ushtria e Azerbajxhanit po përpiqet të përparojë në thellësi.
Autoritetet lokale deklarojnë sulmet e Azerbajxhanit në qytetet e Nagorno-Karabakh, ku jetojnë 120,000 civilë armenë, lanë të vdekur 2 civilë dhe plagosën 23 të tjerë.
Nga ana tjetër Presidenti i Azerbajxhanit, Iliam Aliyev, u bën thirrje forcave separatiste armene në Nagorno-Karabakh që të dorëzojnë armët si kusht për fillimin e negociatave.



