
Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja në një lidhje telefonike me studion e MCN Live tha se zjarri që ra dje në landfillin e Elbasanit u përhap shumë shpejt për shkak të temperaturave të larta dhe erës që frynte. Sipas Llatjas, zjarri është përhapur shumë dhe po vështirëson punën e zjarrfikëses.
Llatja sqaron se vazhdimisht janë marrë masa paraprake, megjithëse në landfille ka zjarre të shpeshta për shkak edhe të përbërjes së materialeve aty.
Në landfill ka zjarre të shpeshta. Për vetë trajtimin që ka, për vetë mbetjet, për gazin metan që çlirohet.
Dje për shkak të temperaturave të larta ka marrë me përmasa të shpejta zjarri. Nga një sipërfaqe që u lokalizua prej 1m2 mori një dimension të madh dhe nuk arrin dot të menaxhohet nga zjarrfikëset. Edhe për shkak të erës mori përmasa shumë të mëdha.
Këtu janë të gjitha zjarrfikëset e Bashkisë së Elbasanit që kanë ardhur që dje, kanë ardhur nga zjarri që ka rënë në Mengël. Kanë ardhur makinat e Beratit, Kamzës dhe Tiranës. Sot janë dhe Emergjencat Civile.
Ka pasur komunikim të vazhdueshëm dhe kërkesa të vazhdueshme. Masat parandaluese janë marrë aq sa ne kemi pasur kapacitetet dhe mundësitë që të merren. Masat parandaluese janë vendosja e dheut, kontrolli i landfillit, ujitja në vazhdimësi e tij, vendosja e hidrantit paraprak.
Masat e tjera janë që të gjitha ndërmarrje e punëve publike të Elbasanit, kompanitë që punojnë në Elbasan, makineritë po ndihmojnë për fikjen e zjarrit.
Kemi pasur dje në orën 15:00 një zjarr në landfill i cili ka marrë shumë shpejt përmasa. Nuk ka lidhje me kontratat kjo.
Institucionet po punojnë. Rastet e fatkeqësive janë raste që ndodhin. E rëndësishme është që po e përballojë me sukses. Po punojmë, jemi të gjithë në terren. Janë këtu ndërmarrjet e punëve publike për mbylljen dhe kapsulimin.



