Gjikondi: Berisha e do PD si aset përballë amerikanëve, do që pas tij të zhbëhet partia (VIDEO)

Gjikondi: Berisha e do PD si aset përballë amerikanëve, do që pas tij të zhbëhet partia (VIDEO)

Për juristen Brizida Gjikondi, sulmi i bërë në janar ndaj selisë së PD është i paprecedentë, sepse nuk ndodh që një seli të sulmohet brenda llojit.

Ajo tha se Lulzim Basha pavarësisht se ka bërë karrierë, që nga momenti që nxori Sali Berishën nga grupi parlamentar, nuk e ka lënë njeri të ecë me këmbët e tij.

Nga studion e MCN Live, Gjikondi deklaroi se dalja kundër e Grida Dumës dhe Gazment Bardhit, tregon se janë njerëz pragmatistë me interesa personale.

Dorëheqja është reflektim personal, nuk mund të arrihet me imponim. Të gjithë njerëzit në parti, përfshi ata që janë në krahun e Berishës dhe Bashës, janë aty për interesa personale, se nëse do ishin për bashkim, do kishin sjellje ndryshe. Askush nuk priste që Basha të dilte më mirë.  Nuk mund ti kërkojmë Bashës që në zgjedhjet e 6 marsit, të bënte diçka të madhe, kur dihej që kishte dalë nga një traumë gjigante 5 mujore, ka qenë nën bombardimet e Berishës. Nuk prisja që ky të arrinte të dilte as i dyti. Më dëshpëron që të gjithë berishistët ishin të dëshpëruar, për Bashën. PD i mbahet Berishës peng, që partinë e do si aset përballë amerikanëve. Berisha, PD e do si plaçkë! Unë këtë e kam bindje të kahershme që kur ndodhi që Basha e zboi nga grupi parlamentar, unë e kuptova që Berisha do bënte si Luigji i V, pas meje të bëhet qameti. Ai do që pas tij të zhbëhet dhe PD.

Për Lulzim Bashën, Gjikondi tha se Lulzim Basha, ka filluar rrugëtimin e pastrimit të Partisë Demokratike nga berishizmi, në një kohë që siç tha ajo, dihet që në PD ka më shumë berishistë aktivë.

Nga zgjedhjet e 6 marsit, tha se lexoi më shumë demokratët gri, ku 10 mijë demokratë më pak votuan në Shkodër.

Nuk është pak. 30% u votua gjithsej në këto zgjedhje. Pati bojkotim të madh dhe nga e majta dhe nga e djathta. Atë që i bëri PD-së në shtator Basha, ishte fitore e madhe, shkulja e berishizmit nga partia. Do të doja që Lulzim Basha të mos e vazhdonte. Për sa kohë i kanë dalë kundër njerëzit e tij më të afërt, për më tepër që e akuzojnë si shkaktar të rezultatit të 6 marsit. E vetmja gjë që ka thënë Basha të saktë, është që duhet një strategji për të dalë. Si personazh më përbashkues shoh Alibeaj, sepse është një kockë e vjetër e të dy palëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy