Hezitimi i Perëndimit po inkurajon Putinin.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sot në Lituani.
Po ashtu gjatë fjalës së tij, Zelesnky tha se Ukraina ka nevojë për sistemet perëndimore të mbrojtjes ajrore.
Presidentët e Lituanisë dhe Ukrainës, Gitanas Nauseda dhe Volodymyr Zelensky, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, e fokusuar në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe zbatimin e programeve të përbashkëta teknologjike.



