Hadarmataj: Dorëheqja e Rrumbullakut si pasojë e trysnisë politike, ndryshimet duhet të vijnë në koncept (VIDEO)

Hadarmataj: Dorëheqja e Rrumbullakut si pasojë e trysnisë politike, ndryshimet duhet të vijnë në koncept (VIDEO)

Ish drejtues i policisë Arben Hadarmataj në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar largimin e Rrumbullakut nga Policia e Shtetit dhe ardhjen në vend të tij Sokol Bizhga.

Ai u shpreh se dorëheqja e Rrumbullakut erdhi pasojë e trysnisë politike të cilës i ka rezistuar deri tani.

Ndërsa sa i përket shkarkimit të drejtorëve ai tha se ajo vjen si rezultat i ndërrimit të ministrit, por që sipas tij ndryshimet duhet të vijë në koncept pasi niveli i drejtuesve të Policisë së Shteti është shqetësuese.

Besoj se lidhet me një trysni politike, duke qenë se po afrojnë zgjedhjet mendoj se Rrumbullaku ka qenë më shumë në pjesën teknike dhe pavarësisht trysnia që bënë politika ai i ka rezistuar sa ka mundur, por mendoj se tani e ka të pamundur ti rezistojë dhe duke parë dhe zgjedhjet e fundit politikës po i duhet të përdorë policinë e shtetit për to.

Ne kemi disa fakte të pakundërshtueshme, kemi disa përgjime që dalin se si drejtues të policisë ushtrojnë trysni, kur ajo duhet të jetë asnjanëse, por fatkeqësisht bëjnë ndërhyrje në zgjedhje ose me dijeninë e policisë kryejnë këto veprime dhe ata nuk ndërhyjnë.

I pyetur nëse largimin e 12 drejtuesve të policisë në qarqe e sheh si taktikë për të larguar vëmendjen nga ngjarjet e rënda kriminale në vend, Hadarmataj tha se nuk është aspak gjë e mirë që çdo ndërrim i ministrave shoqërohet dhe me shkarkime drejtuesish.

Nuk është taktikë, por përvojë jo e mirë. Mendoj se jo çdo ministër që vjen gjoja se po sjell një risi në fillim bënë lëvizje në policinë e shtetit që në fund të fundit për mua s’ka asnjë rezultat pozitiv. Tjetër gjë se çfarë thuhet, jo ligji i ri që emërohet drejtori i ri me konkurs, por për mua Rrrumbullaku kishte një mandat që do duhet ta kishte përfunduar, se si ai dhe Bizhga nuk sollën ndonjë risi.

Këto ndryshime nuk kanë sjellë asgjë të re dhe në këtë aspekt nuk ka asnjë të re, ndryshimet për mua duhet të vijnë në koncept. Ndryshime në polici do ketë se ka zhvillime dinamike gjithmonë, por jo se disa emra kanë njohje me një deputet apo disa ministra dhe ikin ca dhe vijnë ata të tjerët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy