Baballëku: Ka inflacion në dhënien e licensave të inxhinierëve, ka disa elementë që 'Urdhri' mund t'i përmirësojë

Baballëku: Ka inflacion në dhënien e licensave të inxhinierëve, ka disa elementë që 'Urdhri' mund t'i përmirësojë

Inxhinieri Markel Baballëku ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin MCN Economy për të folur projektligjin “Për urdhrin profesional të inxhinierëve”. Baballëku tha se aktualisht ka inflacion në dhënien e licencave të inxhinierëve.

Urdhri kërkon të gjithë inxhinierët pas përfundimit të studimeve, duhet të japin një provim shtetit dhe duhet të bëjnë pjesë në një dhomë ku të gjithë të kenë një zë për të gjitha rregullat që duhet të ndjekin, për etikën dhe përditësimet në fushën e tyre. Sot vende të ndryshme funksionojnë në formate të ndryshme, nuk e bën një vend më mirë apo më keq.

Patjetër që interesi publik duhet mbrojtur dhe duhet saktësuar në ligj. Pra sot licencat jepen nga MIE dhe jemi në fushën e hamendesimeve, por padiskutim që ka inflacion në dhënien e këtyre licencave. A duhet rregulluar licencat përmes urdhrit, mbetet për tu diskutuar. Në parim nuk shoh rrezik, çështja është interpretimi, nëse nuk ka rregulla të mirë përcaktuara lë vend për devijime rrugës.  Markeli që nuk i takon një pikë licensë mund ta marrë në një format jo të rregulluar me ligj, ose mund ta zotëroj dijen po nuk e marr dot. Di që inxhinierët vlerësohen në bazë të diplomave dhe pastaj në përvojë, meritën e vendos tregu. Kushdo që është i aftë e gjen mundësinë. Për parimin e rregullimit ka vlerë pika e dytë për mbrojtjen. Është mirë që komuniteti i inxhinierëve të dalë me një zë të vetëm. Duhet të ketë një zë të njehsuar. Mbrojtja e interesave tona individuale shkon në të njëjtën linjë me mbrojtjen e interesit publik.

Baballëku tha që ka disa elementë që urdhri mund t’i përmirësojë. Inxhinieri ngriti problemin se ligjen mund të implementohen por mund të mos zbatohen.

Projektligji kërkon ta deklarojë dëmin që mund të shkatojë, ka një përmirësim. Ka disa elementë që urdhri mund të përmirësojë, qoftë për sigurinë dhe për vprat publike. Kemi një elementë problematikë me kontrollin. Nëse një dokument hartohet duhet të ketë filtra të mirfilltë kontrolli. Ndahet përgjegjësia mes projektuesit dhe oponencës. Problemi është të kthehen procedurat . Mund të jetë vlerë e shtuar për të zbehur trysninë e inxhinierëvë nga kompanitë. Kompanitë mund të ushtrojnë trysni që mund të prodhojë pasoja. Në këtë pikëpamje bashkimi mund të jetë vlerë e shtuar.

Unë kam frikë se gjithçka që shkruhet bukur bëhet që të kaluar në një organizim gjysëm privat. Mendoj se nga mënyra si i shkruajmë në fund shkurtohet në dhënien e një kompetence nga ministria në një institucion. Nuk po flasim vetëm për intereisn e inxhinierëve, problemi se çfarë ndodh me konsumatorin. Nëse ti bën gjithë këtë ndryshim dhe përfitimi është zero atëherë s’kemi bërë gjë.

Projekt ligji përmend disa parime, i specifikon për urdhrin e inxhinierit por në pikëpamjet e mbrojtjes së interesit nuk është .

Ne punojmë në Itali ashtu sikurse dhe kompani italiane punojnë këtu. Në pikëpamje teknike inxhinierët janë të interesuar të punojmë me gjuhën e përbashkët. Kur vjena puan tek çështjet e organizimit ne çedojmë.

Provimi i shtetit buron nga ligji i 2009. Provimi i shtetit mund të ishte një përmirësim në vazhdim. Univeristet duhet të japë dijen bazë. Shumë vende nuk kanë, e kanë thjesht me informim të vazhduar. Një nga pikat që do shohë si element ndikues, por nuk e gjej, Nëse urdhri do të strukturonte zhvillimin e platformave për të prodhuar standarde më cilësore do të ishte vlerë e shtuar.

Ne do të na shërbente urdhri duke parë si funksionon në profesione të tjera. Të gjitha urdhrat funksionojnë në bazë të ligjit 10/171.

Për 4 vitet e para Urdhri do drejtohet nga Këshilli Drejtues i nxjerrë nga asambleja e parë. Janë anëtarët e 11 shoqatave.  Krijohen  dy probleme. Pjesë e urdhrit do të jenë inxhinierët që i plotësojnë kriteret. Janë rreth 6 mijë inxhinierë të licensuar. Nëse paguajnë kuotën ato janë pjesë e Asamblesë.

As në numër as në shtrirje nuk përfaqësohet komunitetin e inxhinierëve. Përveç variantit si do mbledhin një Asamble me 6000 vete.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy