Babai monstër trondit gjykatën me dëshmin e tij: Po, e përdhunova vajzën time të mitur

Babai monstër trondit gjykatën me dëshmin e tij: Po, e përdhunova vajzën time të mitur

Jashar Luca, i akuzuari se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur në mënyrë të përsëritur, ka pranuar akuzat në gjykatë duke përfituar edhe gjykimin e shkurtuar.

Në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës, e cila për shkak të natyrës së çështjes u zhvillua me dyer të mbyllura, i pandehuri nuk u paraqit vetë, por kishte autorizuar avokatin të pranonte akuzat. Me këtë mënyrë gjykimi, Luca shmang përballjen në gjykatë me vajzat e tij, të cilat e denoncuan për ngacmimet seksuale.  Gjatë fazës së hetimit të kësaj çështjeje u transmetua dëshmia e dy motrave minorene, të cilat për të faktuar abuzimin seksual të të atit dhe për të bindur njerëzit e tjerë të familjes u detyruan ta regjistronin në kamera. 

Denoncimi i rastit shoqëruar me provën filmike solli arrestimin e Jashar Lucës, ndërsa vajzat janë marrë në mbrojtje dhe mbahen nga një organizatë e huaj, e cila u ka siguruar kushtet e nevojshme jo vetëm për një jetë normale, por edhe për shkollimin e tyre. Ndërsa gjykimi i shkurtuar e ka shpëtuar të pandehurin edhe me përballjen me pamjet filmike. Pritet që në senacën e radhës prokurori i çështjes të paraqesë pretencën ndaj të pandehurit, i cili rrezikon një dënim që varion nga 3 deri në 7 vite burgim./tch

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy