Përzgjidhen kandidaturat për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka përzgjedhur t’i përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve:
1. Ilirjan Celibashi
2. Ardjan Myslimaj
Për detyrën e nënkomisionerit, komisioni përzgjodhi:
1. Lealba Pelingu
2. Agron Haxhimihali
Të përzgjedhur për anëtarë të Komisionit Rregullator:
1. Ilirjana Nano
2. Dritan Çaka
3. Odeta Berberi
4. Muharrem Çakaj
5. Helga Vukaj
Të përzgjedhur për anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve:
1. Ilirjan Rusmali
2. Elvin Lako
3. Koli Bele
4. Elvis Çefa
5. Ledio Braho
Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 tetor 2020.



