NATO: Rritja e çmimeve të ushqimeve pasojë e luftës, jo sanksioneve

NATO: Rritja e çmimeve të ushqimeve pasojë e luftës, jo sanksioneve

Rritja e çmimeve globale të ushqimeve është “një pasojë e drejtpërdrejtë” e luftës në Ukrainë dhe jo, siç ka pohuar Moska, pasojë e sanksioneve ndaj Rusisë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Eksporti i drithërave nga Ukraina është jashtëzakonisht kritik,” u tha Jens Stoltenberg gazetarëve në Bruksel. “Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe drithërave po nxjerr në pah pasojat globale të kësaj lufte.

Rusia po përpiqet të krijojë narrativa se rritja e çmimeve të grurit është shkaktuar nga sanksionet tona, por kjo nuk është e vërtetë,” tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm tha se po vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për të hequr bllokadën ruse të porteve të Detit të Zi për të lejuar eksportin e grurit ukrainas, me Turqinë, e cila po luan një rol kyç në negociata.

Në fillim të kësaj jave, shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, paralajmëroi për një rritje të pasigurisë ushqimore globale ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë vazhdon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy