
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë.
Viktima është identifikuar si Egli Pashollari. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si ish-parku në 21 Dhjetori, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është goditur me mjet prerës në rrethana që ende nuk janë zbardhur plotësisht. Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.



