Gjata: Po bëhet pazar i madh për punën e Presidentit! Të majtët i ka kapur frika nga Berisha

Gjata: Po bëhet pazar i madh për punën e Presidentit! Të majtët i ka kapur frika nga Berisha

Çlirim Gjata, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, thotë se çdo njeri mund të çojë letër në gjykatë, por kjo nuk do të thotë se gjykata e shqyrton.

Duke folur për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, kërkesën e nënkryetarit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për të ankimuar vendimin që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit të PD dhe ndryshimet e bëra në statut, ai mohoi që gjykata ta shqyrtojë kërkesën.

Nëse kërkuesi nuk është dakord me ça ka bërë gjykata mund të bëjë ankim, por jo tjetër kush. Statuti i dhjetorit hedh poshtë atë të korrikut, gjykata është në rregull. Anjim mund të bëjnë vetëm palët, pa pasur palët në vendim, nuk mund të bëjë ankim. Alibeaj, është jurist i nivelit të lartë, e ka bërë se kështu i leverdisë. Nëse nuk je palë, kthehet dosja pas dhe vendimi është i formës së prerë. Jetojmë në kohë surreale. Kush nuk është dakord ngre padi themeli, jo ankim. Kam frikë se po bëhet pazar i madh për punën e Presidentit, ndaj mundohet të mbahet zvarrë. Po flitet për një lloj pazari, sikur po bëhet një negociatë me PD, kjo nuk ka vlerë. Në zgjedhje nuk shkohet me vendim gjykate, por me elektorat, nuk e përcakton gjykata.

Sipas tij po flitet për një unifikim të opozitës, por se kriteri i vetëm për t’i mbajtur të gjithë bashkë, është me votë.

Gjata deklaroi se Sali Berisha ka përvojë të jashtëzakonshme dhe se vjen me një bagazh shumë të madh.

Ai tha se qeveria mbahet nëpërmjet korrupsionit, blerjes së votave dhe krimit të organizuar dhe erdhi këtu për shkak edhe të opozitës që pati përballë.

Problemi është se Berisha mund të ketë qenë pjesë e opozitës, por jo për lënien përgjysmë të aksionit dhe djegies së mandateve. Aksioni mbyllej duke rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Rrëzohej se ne mund t’ia dilnim me aksionin tonë që të pengonim blerjen e votave nga Rama. Ne e kishim të qartë që votat blihen, prishi marrëveshjen e 5 qershorit, ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Ishte masakër zgjedhore. Berisha me gjithë bagazhin dhe përvojën që ka, siç po vjen unifikimi i partisë e ka mundësinë që të pengojë masakrimin e zgjedhjeve, mekanizmin e blerjes së votës. Pse po luftohet kaq shumë ardhja e Berishës, pasi në anën e majtë i ka kapur frika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy