Një zjarr masiv ka rënë në një kompleks banimi në Rrugën e Dibrës.
Raportohet se fillimisht flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit, për t’u përhapur më pas deri në katin e fundit, kjo për shkak të fasadës prej polisteroli.
Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikëset, të cilat po përpiqen të vënë flakët nën kontroll.
Dy qytetarë dhe dy punonjës të zjarrfikëses janë paraqitur në spital me shenja të asfiksisë.



