
Pedagogët kanë vijuar bojkotin, duke thënë se nuk i tremben presionit të kryeministrit. Kreu i sindikatës Sandër Kovaçi tha se Rama s’mund të flasë për rankim, ndërkohë që universitetet janë në gjendje të mjerueshme. Ndërsa orët e humbura sipas Kovaçit do të zëvendësohen pasi qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.



