
Një 60-vjeçar është mbytur në një liqen në fshatin Xarë, në Konispol.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 60-vjeçari i identifikuar me inicialet S.K kishte hyrë rreth orës 15:10 të lahej në liqen për t’u freskuar, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë dot.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



