
Gjiganti metalurgjik “Trepça” regjistrohet si shoqëri aksionere. Ndërkohë serbët e Kosovës refuzojnë vendimin, pasi Beogradi e cilëson Trepçën, pjesë të ekonomisë së tij.
Miniera e Trepçës regjistrohet si shoqëri aksionare. Ky hap vjen pas vendimit të mëparshëm të qeverisë së Kosovës që miratoi statutin e saj. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook. 80 për qind e aksioneve të Trepçës do të jenë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind do t’u përkasin punonjësve.
Kombinati metalurgjik ndodhet në komunën e Mitrovicës. Kjo pasuri natyrore ka krijuar mjaft debate, pasi Beogradi ka kërkuar që kombinati të futej në agjendën e dialogut.
Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.
Serbët në veri të Mitrovicës, përmes një proteste të mbajtur një ditë më parë kundërshtuar ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, lidhur me kombinatin “Trepça”, duke thënë se këto janë veprime “një-etnike” dhe se nuk i pranojnë ato ligje. Mediat në Beograd kanë pyetur edhe zëdhënësen e be-së Maja K ocijançiç nëse kjo çështje është pjesë e agjendës së dialogut por ajo është shprehur se këtë të drejtë për ta përfshirë apo jo e kanë vetëm palët.



