
Drejtori i IT-së në Policinë e Tiranës, Ervin Muça aktualisht i pezulluar nga detyra ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Një një deklaratë për mediat, Muça u deklarua i pafajshëm.
E gjitha është spekulim mediatik, gjykata do e sqarojë. Deklarohem i pafajshëm!
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live tha se prokurorja Anisa Qilimi kërkon që ndaj tij të mbetet në fuqi masa e ‘arrestit në shtëpi’ dhe masa e pezullimit nga detyra për shkak se përbën rrezikshmëri shoqërore dhe ka premisa të rikryejë sërish të njëjtën vepër penale.
Ervin Muça është paraqitur para minuta më parë gjykatës penale në Tiranë, aty ku prokurorja Anisa Qilimi kërkon që ndaj tij të mbetet në fuqi masa e ‘arrestit në shtëpi’ dhe masa e pezullimit nga detyra për shkak se përbën rrezikshmëri shoqërore dhe ka premisa të rikryejë sërish të njëjtën vepër penale.



