Haxhi: S’ka rënie të fuqisë blerëse, qeveria pak mundësi të ndërhyjë te çmimet e karburanteve

Haxhi: S’ka rënie të fuqisë blerëse, qeveria pak mundësi të ndërhyjë te çmimet e karburanteve

Elton Haxhi, ish zëvendësministër i Financave në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV komentoi mbi rritjen e çmimeve të karburanteve në vendin tonë.

Ai tha se ky ishte një fakt i konstatuar prej 6 muajsh, ndërsa shtoi se me rritjen e çmimeve nuk mund të thuhet me saktësi se fuqia blerëse ka rënë.

Ndër të tjera ai tha se duhet pasur në konsideratë gjendja e buxhetit të shtetit, pasi sipas tij në finale qeveria ka pak mundësi për të ndërhyrë në çmimet e karburanteve.

Rritja e çmimeve është një fakt i konstatuar prej 6 muajsh kemi konstatuar një rritje çmimesh si me karburantet dhe shportën e konsumit. Nga deklaratat e fundit niveli i inflacionit është më pak se sa targeti i bankës së Shqipërisë dhe kjo do të sjellë një shtrenjtim të përgjithshëm të mallrave që do të konsumohen, si dhe sjellin një efekt deri në 50% në lidhje me strukturën, kështu që kjo do të jetë një përkeqësim si të thuash në pjesën e financave të qytetarëve dhe nga ana tjetër rënia e fuqisë blerëse kjo nuk është një çështje që ka lidhje direkt me inflamacionin, por lidhet me të ardhurat që krijojnë grupe të caktuara që konsumojnë mallra të caktuara. Nuk mund të themi me saktësi se po bie fuqia blerëse pasi paraja apo të ardhurat nuk ka ndonjë të dhënë që është në rënie. Është shtrenjtuar pjesa e ofertës por ajo e kërkesës nuk ka ndonjë rënie.

Kemi çmimin e bursës, kemi dhe pjesën e taksave apo tarifave dhe kostove që lidhen me rregullimin e tregut të karburanteve. Pjesa e taksave dhe tarifave nuk ka ndryshuar gjë, të vetmet grupe që mund të kenë ndryshuar është pjesa e çmimeve të bursës që ka pësuar rritje dhe fitimi që pretendojnë të realizojnë këto grupe që pretendojnë të fitojnë. Qeveria mund të kompensojë, por duhet parë sa është e aftë qeveria të amortizojë këto rritje duke ulur pjesën e vet që merr nga këto çmime dhe kjo varet nga buxheti sepse karburanti zë një pjesë të rëndësishme në të ardhurat e shtetit. Kështu që do të thoja se duhet pasur kujdes në këtë vendimmarrje dhe duhet pasur në konsideratë gjendja e buxhetit pasi në finale do thoja se qeveria ka pak mundësi për të ndërhyrë në çmimet e karburanteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy