Pak ditë më parë në disa shtete të Ballkanit, në Slloveni, Kroaci e Maqedoninë e Veriut, shoqëria civile nxiti qytetarët të bojkotojnë supermarketet në shenjë protestee ndaj çmimeve të larta. Jani Marka, aktivist i Lëvizjes Bashkë, tha se protestat nuk do të sillnin reflektim në këtë moment parazgjedhor, pas 12 vitesh të qeverisë së majtë.

Në Shqipëri, grupet që organizojnë protesta janë të pakta. Ne si Lëvizje Bashkë kemi bërë disa të tilla, por duhet shumë punë. Tani jemi në një moment parazgjedhor.

Pse kemi çmime të larta? Ekonomia jonë bazohet te importet. Pra ka kosto shtesë. Kemi monopole dhe kjo ndikon për keq.

Nuk kam besim që kjo qeveria pas 12 vitesh ka diçka për t’i ofruar shoqërisë tonë. Ne kemi një model të çuditshëm ekonomik. Kjo qeveri është kampione në korrupsion, abuzime, shpërdorime. Protestat nuk do të sillnin ndonjë reflektim, vetëm nëse sjellin rrëzimin e saj. Protestat janë të mirëpritura. Një vend ka nevojë për parti politike të shëndetshme dhe për shoqëri civile të shëndetshme.

Marka shtoi se Lëvizja Bashkë do kërkojë që kategori të caktuara të kenë një nivel të moderuar të TVSH.