Plagosi tre familjarë me armë gjatë festës, “Oda” e kap në një hotel në Kukës

Plagosi tre familjarë me armë gjatë festës, “Oda” e kap në një hotel në Kukës

“Oda” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i shpallur në kërkim për plagosjen e tre personave dhe armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i këtij operacioni, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar Edison Elezaj, 32 vjeç. I riu akuzohet se gjatë një feste në një prej lokaleve në kompleksin “Deligjorgji” te Rruga e Kavajës në Tiranë, aksidentalisht plagosi me armë tre familjarë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 26 korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy