Pse duhet të ikë Basha? Ristani shpjegon në MCN arsyet pse kërkohet dorëheqja (VIDEO)

Pse duhet të ikë Basha? Ristani shpjegon në MCN arsyet pse kërkohet dorëheqja (VIDEO)

Arben Ristani ka sqaruar nga studio e lajmeve në MCN TV arsyet pse kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjemn pas humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij Ristani tha se është momenti që PD të rivihet në rrugën e duhur për të qenë gati për zgjedhjet e ardhshme, por kjo nis me me hapjen e krahut sic u shpreh ai të Bashës.

Reagimet për dorëheqjen në përgjithësi kanë qenë për kohën pas deklarimeve të fundit të Bashës ku nuk dha sinjale për një reflektim të fortë për situatën ku u ndodh PD, por tha tani fillon beteja duke nënkuptuar se 8 vjet paskemi ardhur vërdallë kot. Kjo nxiti kërkesën për dorëheqjen e tij. Ka një certifikim të rezultatit të zgjedhjeve, 2021 duke lënë PD në opozitë dhe për 4 vitet e ardhshme. Duke qenë të qartë për këtë besoj se është momenti ta rivëmë PD në rrugën e duhur ta demokratizojmë për të qenë gati për zgjedhjet e ardhshme. Llogjikisht zgjedhjet janë njëherë në 4 vjet por sigurisht mënyra se si sillet Rama nuk është se e mbyll mundësinë e zgjedhjeve në varësi edhe të skandaleve të pushtetit. Gjithsesi, përgjegjësi duhet mbajtur, duhet të jemi një parti demokratike moderne ku përgjegjësit kryesorë të humbjeve japin dorëheqjen dhe është tamam në përgjegjshmërinë e tij të hapi krahun.

I pyetur se kur mund të thirret një mbledhje nga Këshilli Kombëtar, Ristani tha se në këtë moment duhet të sqarojmë se së pari duhet të hapet rruga nga Basha pasi ai duhet të marri përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen, pastaj PD do kalojë përmes organeve drejtuese të saj.

E para është dorëheqja e Bashës. Sa i përket mënyrës si është vepruar është e vërtetë fakti se në përgjithësi organet drejtuese të partisë në vendimmarrje specifike të rëndësishme siç ndodhi në 2017 një vendimmarrje e kreut të partisë dhe kërkoi falje publike se ka marrë vendime personale, sigurisht që u veprua se në koka e falur nuk pritet dhe të gjithë u angazhuam për PD, u parapri vendimmarrja përfundimtare por që në fund ndodhi e njëjta gjë dhe pati përsëri vendimmarrje monokratike dhe partia u përgatit keq për zgjedhjet erdhëm në humbje të ditur.

Ndër të tjera ai theksoi se beson se të gjithë duan zgjidhje, teksa u shpreh se janë futur në një ngërç të madh, 4-vjeçari i ardhshëm nuk është i lehtë, madje është më i vështirë se dy të parët dhe demokratëve do tu duhet një frymëzim i madh për tu kthyer në fushën e betejës.

Kryesore mbetet hapja e rrugës pastaj të tjerat. PD është një parti që ka drejtuar vendin në disa mandate dhe padyshim që ka njerëz jo të pakët në numër që kanë kapacitete për ta drejtuar PD, por kjo është një hap i dytë. I pari është hapja e rrugës nga Basha. Fituesi i zgjedhjeve tashmë është çështje e mbyllur dhe demokratët do jenë në opozitë edhe katër vitet e ardhshme. Deri në shtator duhet të ketë një kryetar tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy