LAJM I FUNDIT/ Flet për herë të parë zyrtari i lartë i DASH që negocioi marrëveshjen Rama-Basha

LAJM I FUNDIT/ Flet për herë të parë zyrtari i lartë i DASH që negocioi marrëveshjen Rama-Basha

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, i konsideruar si personi që i vuri vulën marrëveshjes Rama-Basha që ktheu opozitën në zgjedhje flet për herë të parë.

Sipas zyrtarit të DASH, opozita në Shqipëri ndërmori një vendim të guximshëm, ndërsa kryeministrit shqiptar iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm, që të bindte PD. Ai e konsideron arritjen e marrëveshjes një të mirë për Shqipërinë.

“Suksesi i takon liderëve të vendeve që ishin të afta të ndërmarrin vendime të vështira, qoftë Maqedonia, ku presidenti Ivanov vendosi t'i japë mandatin koalicionit në Parlament që ka mazhorancën, në mënyrë që ti hapet rrugë formimit të qeverisë, por edhe opozita në Shqipëri që ndërmorri një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë. Por këtu përmedim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare”, tha zyrtari i DASH.

Më tej Yee theksoi se edhe për Maqedoninë është me rëndësi të madhe marrëveshja politike gjithashtu edhe për popullin e saj.

Vendet, partitë politike, udhëheqësit janë ata të cilët me të vërtetë meritojnë këtë përgëzim. Jemi shumë të lumtur që ne kemi qenë në gjendje të marrim pjesë dhe të mbështesim zgjidhjet që gjetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy