Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç anulon vizitën e parashikuar të zhvillohej sot në Kosovë, në kuadër të fushatës zgjedhore. Nuk pranoj shatntazhe dhe cirk nga Prishtina-ka deklaruar Vuçiç, duke iu referuar pikërisht vendimit të qeverisë së Kosovës për ta lejuar ta kryejë vizitën,po me një kusht, të mos shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç, dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç.



