Këngëtarja Samanta Karavella pëson aksident

Këngëtarja Samanta Karavella pëson aksident

Këngëtarja Samanta Karavella ka pësuar një aksident të lehtë automobilistik, ku pati vetëm dëmtime të lehta të makinës, ndërsa vetë këngëtarja nuk është lënduar. Një burim bëri të ditur për portalin “Iconstyle” incidentin e ndodhur në qendër të kryeqytetit, pranë Biblotekës Kombëtare, rreth orës 17.00 të ditës së shtunës. Në fotografitë e publikuara aty duket që në aksident është përfshirë një makinë “Citroen” i kuq me targa AA339NJ, që sipas burimit i përket këngëtares Samanta Karavella. Në një prej fotografive, artistja shqiptare shfaqet në këmbë në derën e parë, por me fytyrë të kthyer nga aparati. Duket që aksidenti përfshiu mjetin e saj dhe një kamion, të cilët kishin marrë të njëjtin drejtim në momentin kur u përplasën. Dyshohet se në momentin e ngjarjes, Samanta po udhëtonte e vetme. Ajo shfaqet e veshur “casual”, me streçe, xhaketë lëkure dhe atlete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy