Zgjedhjet e 30 qershorit, OSBE: Votuesve nuk iu ofruan opsione politike (VIDEO)

Zgjedhjet e 30 qershorit, OSBE: Votuesve nuk iu ofruan opsione politike (VIDEO)

OSBE-ja ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit të mbajtura në Shqipëri.

Sipas këtij raporti, zgjedhjet lokale janë mbajtur pavarësisht interesit a dëshirës së elektoratit dhe pa një kundërshtar politik.

ODHIR  në raportin e tij e konsideron një ngërç klimën politike të kohës së zgjedhjeve dhe të polarizuar, ku gjysma e kandidatëve garuan pa kundërshtarë.

Edhe pse zgjedhjet u konsideruan të qeta në to u vunë re mjaft parregullsi. Shumë procedura nuk  u ndoqën normalisht, u cenua fshehtësia e votës (madje është vënë re në mjaft raste votim familjar), thuhet në raport.

“Procesi i votimit ishte në përgjithësi i qetë dhe në mënyrë të rregullt. Edhe procesi i numërimit ishte pozitiv në përgjithësi edhe pse shumë procedura nuk u ndoqën normalisht…

1. Dita e votimit ishte përgjithësisht e qetë, përveç disa incidenteve të vogla.

2. Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit.

3. Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë.

4. U evidentuan raste të personave që përpiqeshin të ndikonin votuesit e tjere. 

5. U vu re votimi në grup ose familjar dhe votimi me përfaqësim. Në 16 përqind të vëzhgimeve, MVZ ODIHR vuri në dukje raste të të njëjtit person që u jepte ndihmë shumë votuesve."

Në raport është analizuar klima politike në Shqipëri, sjellja e opozitës, si dhe procesi i zgjedhjeve, në mënyrë të detajuar.

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët dhe se përplasjet politike çuan në pasiguri juridike, ku shumë vendime të administratës zgjedhore u morën me objektivin politik për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve.”

Ndër të tjera në raport rekomandohet që Qeveria duhet të shqyrtojë më vëmendje pretendimet për krime zgjedhore”

“Organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë të gjitha pretendimet për krimet zgjedhore në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente. Qeveria duhet të krijojë një procedurë me të cilën punonjësit e tanishëm dhe të ardhshëm të administratës publike mund të raportojnë çdo presion politik që mund të ushtrohet mbi ta, në lidhje me marrjen ose ruajtjen e një pozicioni pune ose me performancën e tij në punë. Personat e tillë duhet të gëzojnë mbrojtjet e garantuara aktualisht nga ligji për sinjalizuesit e akteve korruptive.”

Në raport citohet se mungesa e marrëveshjes politike që nga zgjedhjet parlamentare të 2017 pengoi progresin në reformën zgjedhore dhe theksohet se shumë nga rekomandimet e ODIHR mbetën të paadresuara, duke përfshirë këtu dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, transparencën e financimit të fushatave dhe mënyrën e duhur të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy