Durrës/ Dogji barishte, por zjarri doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një magazinë, arrestohet 38-vjeçari

Durrës/ Dogji barishte, por zjarri doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një magazinë, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se, duke djegur barishte, shkaktoi një zjarr që doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një magazinë.

 

Sipas Policisë, shtetasi Admir Ndoja, banues në Durrës, ndezi zjarr pranë magazinës së një subjekti privat në lagjen nr. 14, me qëllim djegien e disa barishteve. 

 

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe përfshinë objektin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

 

Pas veprimeve hetimore, 38-vjeçari u vu në pranga, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy