Më shumë se 190 shtete kanë rëndë dakord që të nënshkruajnë një traktat të ri pandemik për të përballuar më lehtë e me më eficencë ngjarje të tilla.

Lajdon Shapo, ekspert i shëndetit publik në Londër tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se ka më shumë se 3 vjet për të nënshkruar një marrëveshje të tillë.
Sipas Shapos një marrëveshje e tillë në kohrat që po jetojnë tejet e rëndësishme.
Ka një sërë emergjencash lokale që ndodhin ngado që nuk është se e detyruan ose shtynë OBSH-në të mbërrinte në këtë marrëveshje se ka që nga dhjetori i 2021, ka mbi 3 vjet që po punohet për mbërritjen e kësaj marrëveshjeje. Një marrëveshje e tillë në një moment kohor të tillë është tejet e rëndësishme siç do ishte e rëndësishme mes Trump dhe Putin se situata në Ukrainë mund të përshkallëzohet.
Marrëveshjet bëhen për qëllime të caktuara që të rakordohen veprimet në shkallë globale. Është e dyfishtë, të mendohet dhe veprohet lokalisht, të mendohet dhe veprohet globalisht me aksionet e përbashkëta lokale dhe globale.
Sipas Shapos duhet të ndahen eksperiencat mes vendeve të zhvilluara dhe atyre më pakl të zhvilluara pasi nuk mjaftojnë vetëm paratë apo dhe trajnimet.
Janë 192 vende pjesëmarrëse të cilët fare mirë mund ta lexojnë atë por në të njëjtën kohë përkthimi në terma financiaro njerëzor është tejet i rëndësishëm. Survejanca, forcimi i saj është tejet i rëndësishëm dhe kemi të bëjmë këtu me mësime të cilat duhet të zhvillohen në kohë dhe përmes kërkim shkencor dhe bashkërendimit të veprimeve. Të ndahen eksperiencat mes vendeve të zhvilluara, më pak të zhvilluara dhe goxha më pak të zhvilluara të cilat kanë problematika të fortë dhe nuk mjafton një injkesion fondesh dhe as trajnime që mendojmë mes tyre apo mes disa spitaleve më moderne do ia dalim.



