
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka anuluar të gjitha eventet në axhendën e saj të jashtme për dy javët e para të janarit.

Lajmi bëhet me dije nga zëdhënësi i saj Stefan de Keersmaeker. Ky i fundit bëri me dije se Von der Leyen është e sëmurë dhe po përballet me një “pneumoni të rëndë”.
“Po përballet me pneumoni të rëndë. Eventet e anuluara përfshijnë një fjalim në Lisbonë dhe udhëtimin e planifikuar në Gdansk me rastin e fillimit të Presidencës polake të Këshillit, e cila do të zhvillohet në një fazë të mëvonshme”.
Presidentja e Komisionit Evropian po kryen detyrat e saj nga Hanoveri dhe është në kontakt të ngushtë të përditshëm me ekipin e saj.



